Të gjithë po flasin për fytyrën e tij, Bradley Cooper zbulon gjithçka
Aktori i famshëm Bradley Cooper ka mohuar thashethemet për kirurgji plastike që e kanë ndjekur prej vitesh.
Në një paraqitje në podcastin e njohur SmartLess, 51-vjeçari Cooper foli për herë të parë për spekulimet rreth pamjes së tij, dhe miku i tij i hershëm Will Arnett gjithashtu i doli në mbrojtje, transmeton Indeksonline.
Në episodin e transmetuar të hënën, më 5 janar, Cooper foli me prezantuesit Jason Bateman, Sean Hayes dhe Will Arnett.
Ishte Arnett ai që e ngriti temën, duke kujtuar se si dikur iu kërkua të thoshte diçka për Cooperin që publiku nuk e di.
Arsyeja për spekulime ishte paraqitja e fundit e Cooper në tapetin e kuq, ku disa në audiencë vunë re se ai dukej ndryshe nga më parë./Indeksonline/


