75 Mall Live Search
11:37 / E Hënë, 19 Dhjetor 2022 / B O

Të gjithë reaguan për kampionin e ri të botës, përveç Ronaldos!

Bota sportive e ka uruar Argjentinën dhe Lionel Messin për titullin e kampionit të botës. Por, Cristiano Ronaldo është njëri nga të paktit që ka zgjedhur heshtjen.

Futbollisti që rivalizonte Messin në vitet e fundit s’ka reaguar ende në asnjë rrjet social pas finales së mbrëmshme.

780 milionë ndjekësit e CR7 në Facebook, Instagram e Twitter janë në pritje të një reagimi nga portugezi, por që s’ka ardhur ende.

Reagimi i fundit i Ronaldos ishte pas eliminimit nga Maroku dhe dëshpërimit të madh që u pa edhe në sytë e tij./Indeksonline/