10:52 / E Enjte, 20 Qershor 2024 / G T

Të gjithë shqiptarët sytë tek ndeshja Spanjë-Itali, ja formacionet e mundshme

Pas fitoreve të tyre në ndeshjet e para, tani është radha e ndeshjes së dytë mes Spanjës dhe kampionit në fuqi, Italisë.

Jo vetëm kaq: me barazimin 2-2 të arritur mbrëmë në Kroaci-Shqipëri, një sukses i cilitdo ekip do t’i garantonte vendin e parë në grup.

Sa u përket formacioneve të mundshme, nuk priten ndryshime në asnjë kamp, pra do të jenë të njëjtat 11-she startuese si në ndeshjet me Kroacinë (Spanja) dhe Shqipërinë (Italia).

Spanjë-Itali, formacionet e mundshme:

Spanja (4-3-3) – Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Nacho, Cucurella; Pedri, Rodri, Fabian Ruiz; Yamal, Morata, Nico Williams.

Itali (4-2-3-1):  Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini dhe Scamacca.

Kujtojmë që Italia dhe Spanja, do të përballen në “Veltins Arena” në Gelsenkirchen, me dy skuadrat që luftojnë për kualifikimin në fazën e 1/8-tave të finales./IndeksOnline/