75 Mall Live Search
08:00 / E Shtunë, 15 Nëntor 2025 / L A

Të gjithë sytë në Ljubljanë, Kosova synon suksesin historik

Sot është dita më e rëndësishme e futbollit kosovar.

“Dardanët” do të udhëtojnë drejt Ljubljanës, ku do të përballen ndaj Sllovenisë, në një ndeshje që do të dhurojë spektakël. 

Kosovës i duhet vetëm një pikë që ta sigurojë të paktën play-offin, por mund të jetë në garë për vendin e parë, në rast të fitores.

Kujtojmë se ndeshja Slloveni-Kosovë, zhvillohet sonte në stadiumin “Stozice”, në orën 20:45./IndeksOnline/