75 Mall Live Search
19:12 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

“Të gjithë sytë tek unë sikur të isha djali i Merkelit”, a po i përgjigjet Mozzik Loredanës?

Reperi kosovar Mozzik ka njoftuar se më 8 maj do të publikohet projekti i tij.

Mozzik përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se kënga e radhës do të publikohet më 8 maj.

“Të gjithë sytë tek unë dhe emri im në buzët e të gjithëve, sikur të isha djali i Merkelit”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se vetëm 2 ditë më parë, Loredana solli projektin më të ri muzikor, i cili mësohet të jetë një dedikim për babain e vajzës së saj, ndaj nuk dihet ende nëse kënga e radhës së reperit do të jetë një “përgjigje” për të.

Postimi i plotë:

“Të gjithë sytë tek unë dhe emri im në buzët e të gjithëve, sikur të isha djali i Merkelit. Më 8 maj do të publikohet projekti i radhës”./Indeksonline/