Të gjithë të lumtur te Ballkani, Lindon Emërllahu rikthehet në stërvitje

Skuadra e Ballkanit ka nisur stërvitjet për gjysmë-sezonin tjetër të Superligës së Kosovës.
Në Suharekë së fundmi u paraqit edhe mesfushori Lindon Emërllahu, shkruan Indeksonline
Emërllahu është rikthyer pas një kohe të gjatë dhe mund të jetë gati për Superkupën e Kosovës.
“Jemi të lumtur që pas një kohe të gjatë jashtë fushës së blertë, këtë fillim vit grupit iu bashkua edhe asi ynë i çmueshëm, Lindon Emerllahu”, shkruhet në njoftimin e klubit
Kujtojmë që ndeshja e Superkupës kundër Prishtinës do të zhvillohet më 20 janar në Antali të Turqisë./Indeksonline/