75 Mall Live Search
22:57 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / G T

Të gjithë të shokuar në “Mestalla”, futbollisti i Valencias pëson lëndim të tmerrshëm

Për pak minuta është ndërprerë ndeshja mes Valenicas dhe Real Madridit, e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.

Futbollisti i klubit vendas, Mouctar Diakhaby ka pësuar një lëndim të tmershëm, shkruan Indeksonline

Lëndimin ia shkaktoi mesfushori francez, Tchouameni.

Diakhaby u largua me barrelë nga fusha dhe është nisur menjëherë në spitalin më të afërt në Valenica.