09:31 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / M. M

Të hani e të mos shëndosheni, ja ushqimet që duhet t’i konsumoni pa frikë

Femrat gjatë gjithë kohës kujdesen për veten  dhe trupin e tyre. Nëse shtojnë kilogramë ato menjëherë fillojnë të ndjekin dieta drastike ku herë pas here ndërpresin dhe ushqimin.

Nuk qëndroni dot pa ngrënë ndonjë gjë edhe midis vakteve, por nuk doni as të shtoni në peshë?  Ne kemi menduar të përgatisim një listë me 10 ushqime të cilat mund ti hani pa frikë dhe nuk do të shëndosheni, madje ju do të jeni më të shëndetshme.

1. Molla

Molla është një ushqim  që mund të konsumohet në cdo kohë. Ajo përveçse të ngop, mbron shëndetin dhe ul kolesterolin. Konsumojeni me lëkurë pasi ajo ka edhe antioksidues.

2. Veza e zier

Konsumoni më mirë një vezë të zier sesa ta skuqni atë kur keni uri. Ajo do t’ju ngopë dhe nga ana tjetër do merrni proteina dhe vitaminën A.

3.  Kosi natyral

 Në çdo moment të ditës kosi natyral është mirë të konsumohet. Burim proteinash dhe kalciumi, ai nuk të shëndosh dhe të ngop.

4. Frutat me guaskë

Këto fruta të japin menjëherë idenë e ngopjes dhe nga ana tjetër janë të pasura me kripëra minerale, vitamina të grupit B, fibra, glucide dhe Omega 3. Ju mund t’i konsumoni ne çdo moment të ditës disa kokrra prej tyre.

5. Kajsitë

 Gjatë verës ju mund të konsumoni kajsi në vend të mollëve që ju kanë shoqëruar gjithë dimrin.Lëkura e saj është ë pasur me vitamina dhe karoten. Mund të konsumoni deri në 2-3 në ditë dhe nuk do shëndosheni.

6. Proshuta pule

Nëse keni uri gjatë ditës mund të konsumoni edhe disa feta të holla proshute pule. Ato nuk do ju shëndoshin, do ju ngopin shpejt, nuk përmbajnë yndyrë dhe nga ana tjetër janë të pasura me proteina.

7. Buka integrale

Nëse keni uri mund të konsumoni thatë një fetë bukë integrale. Ajo do iu ngopë menjëherë dhe do ju sjelle fibra dhe glucide në organizëm.

8. Frutat e thata

 Kajsi, rrush, banane. Të gjitha frutat e thata të ngopin shpejt, por janë një mënyrë për të shuar urinë momentale, Ato janë edhe të pasura me glucide dhe kripëra minerale.

9. Djathi i bardhë i shkrirë

 Nëse nuk keni mundësi të konsumoni kos, merrni një copë të vogël djathë të mardhë (jo më shumë se 100gr dhe pa shtuar asgjë tjetër). Ai është burim proteinash dhe kalciumi.

10. Karota

Përtypni karotë kur keni uri dhe ajo do t’ju ngopë menjëherë. Karota përmban edhe fibra e beta karoten që është e mirë për lëkurën.