15:29 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Të hani më shumë dhe më shpesh ju ndihmon të humbni peshë

Numërimi i kalorive dhe leximi i pjesës së prapme të paketave ushqimore në supermarkete mund të jetë një gjë e zakonshme për dietarët që mendojnë se duhet të kufizojnë atë që hanë.

Megjithatë, të hahet më shumë ushqim, jo më pak, mund të ndihmojë njerëzit të heqin kilogram të tepërt më shpejt, thotë një studim i ri shkencor- për sa kohë hani ushqime të dendura me energji të ulët.

Këtu përfshihen pastat, orizi, frutat dhe perimet dhe për shkak se ato kanë më pak kalori në gram se sa ushqimet e dendura me energji të lartë si djathi dhe biskotat, kjo do të thotë që njerëzit mund të kenë ushqime më të mëdha dhe ende të përfundojnë me më pak kalori në trup./Indeksonline/