75 Mall Live Search
19:52 / E Hënë, 19 Janar 2026 / L A

“Të harmonizuar”, Agim Ademi reagon pas shkresës së MKRS-së

Një luftë e re po zhvillohet mes FFK-së dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Kjo për shkak të mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të FFK-së, që parashihet të mbahet më 5 shkurt, me MKRS-në që thotë se nuk mund të mbahet pasi që FFK-ja duhet të plotësojë disa kritere, të cilat i listoi në shkresën e saj.

Kjo çoi në reagimin e FFK-së dhe kryetarit të saj, Agim Ademi.

Fillimisht, FFK publikoi një video nga kuvendi i fundit, në të cilën tha se kanë miratuar ndryshimet statutore të harmonizuara plotësisht me ligjin e ri të sportit si dhe me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s.

Ndërkohë i pari i FFK-së, Agim Ademi postoi një foto në “Facebook”, me presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino dhe atë të UEFA-së, Aleksandar Ceferin.

“Të harmonizuar, UEFA, FIFA, FFK”, shkroi Ademi në postimin e tij./IndeksOnline/