75 Mall Live Search
18:16 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Të harruar dhe nga Zoti, dy të moshuarit në Klinë që jetonin në kushte të mjerueshme!

Derisa dimri po ofron, shumë qytetarë në vendin tonë jetojnë në kushte të mjerueshme.

Edhe një familje dy anëtarëshe (burrë dhe grua) ka shumë vite që jetonin në kushte të tmerrshme në qendër të Klinës, ku iu rrezikohej edhe jeta nga papastërtia e mbeturinat, duke rrezikuar edhe banorët e lagjes, përcjellë Indeksonline.

E, për t’iu ardhë në ndihmë atyre janë mobilizuar institucionet, përfshirë kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, QPS-në, Policinë, Inspektoratin dhe të gjitha qytetatët që që banonin përreth këtij çifti.

Madje, ekipi i QKMF-së dhe QPS-së do ta vizitojnë këtë familje në baza mujore deri sa ata të transferohen në shtëpinë e re./Indeksonline/