Të hënën akademi përkujtimore për 20 vjetorin e Masakrës së Lybeniqit
Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj, të hënën do të mbahet akademi përkujtimore në nderim të të rënëve në masakrën e Lybeniqit të Pejës.
Në përkujtim të dëshmorëve, do të mbahen homazhe dhe nderime tek lapidari i dëshmorëve me fillim nga ora 12:00.
Poashtu, në këtë ditë në orën 17:00 do të ketë akademi në amfiteatrin e mad të bibliotekës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë./Indeksonline/
