75 Mall Live Search
13:44 / E Diele, 09 Mars 2025 / L A

Të hënën dalin në gjyq shtatë mjekë të akuzuar për vdekjen e Diego Maradonës

Shtatë mjekë dhe infermierë do të përballen të hënën në gjyq për akuzat se ishin të përfshirë në vdekjen e ikonës së futbollit argjentinas, Diego Maradona.

Procedurat, të planifikuara fillimisht për të filluar më 4 qershor, janë shtyrë dy herë, dhe profesionistët mjekësorë tani do të përballen me dënime deri në 25 vjet nëse shpallen fajtorë.

Prokurorët pretendojnë se i akuzuari nuk ofroi kujdes të përshtatëshëm në shtëpi, duke e lënë Maradonën të duronte një dhimbje përpara vdekjes së tij.

Një panel prej 20 ekspertësh mjekësorë i mbledhur nga avokati i shtetit argjentinas në vitin 2021 arriti në përfundimin se futbollisti legjendar “kishte një shans më të madh për të mbijetuar” nëse do të kishte marrë trajtimin e duhur në një institucion të specializuar.