75 Mall Live Search
17:47 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / MSH

Të hënën lirohet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”, në Prishtinë

Ditën e hënë do të lirohet për qarkullim një prej rrugëve kryesore të kryeqytetit – “Agim Ramadani”.

Lajmin e ka bërë të ditur komuna, shkruan IndeksOnline.

Rruga u mbyll për qarkullim sot, për shkak të shtrimit të asfaltit, teksa komuna deklaron se nesër do të bëhet vijëzimi.

“Sot po kryhet asfaltimi, nesër bëjmë vijëzimin, e të hënën gjithçka do të jetë gati për qarkullim!”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Punimet në këtë rrugë nisën kah mesi i muajit prill, teksa lirimi i saj për qarkullim po bëhet në datat që kishte parashikuar komuna.