75 Mall Live Search
10:54 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / A. M.

Të hënën mbyllen disa rrugë në Prishtinë, komuna jep detaje

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’ të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 17:00, këto rrugë do të jenë të mbyllura:

  • Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të👇🏻
  • Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.
    Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat 🚲, trotinetët 🛴 apo ecni në këmbë 🚶🏻‍♀️ dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite!