75 Mall Live Search
16:32 / E Premte, 16 Shtator 2022 / MSH

Të hënën protestohet në Pejë

Të hënën më 19 shtator, Këshilli i Prindërve në Pejë do të protestojë për rikthimin e fëmijëve ne bankat shkollore.

Nën moton “Qeveri SBAShL duam zgjidhje, duam rikthimin në bankat shkollore për fëmijët tonë”, protesta është lajmëruar të fillojë në ora 12:00, deri në ora 12:30.

Protesta është planifikuar të fillojë në qendër të qytetit, nga rruga “William Wolker” deri te sheshi “Haxhi Zeka”, raporton Indeksonline.

Organizimi i kësaj proteste ka marrë edhe pelqimin e Komunës së Pejës./Indeksonline/