14:44 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Seanca e jashtëzakonshme për heqjen e tarifës, të hënën

Pas mbledhjes së Kryesisë me kërkesën e 41 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme,  Vjosa Osmani ka thënë se seanca e jashtëzakonshme do të mbahet të hënën në orën, 11:00.

“Ju njoftojë se 41 deputëtë të Kosovën kanë parashtruar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të hënën, lidhur me heqjen e tarifës.

Ka pasur dakordim që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të hënën, më 2 mars në orën 11:00 do të kemi seancë të jashtëzakonshme”, ka thënë ajo.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se koalicioni LDK-VV nuk ka dakordim për taksën 100 %.

Madje Haradinaj nuk i përjashtoi as protestat lidhur me vendimin e kryeministrit Kurti për hjeqjen e tarifës 100 %.

“Jemi kundër heqjes së taksës, derisa Serbia vazhdon avazin e vjetër. Mendojmë që ka gabuar shumë. Pra siç duket nuk ka pasur as një dakordim me partnerët e koalicionit. Do ta kundërshtojmë në të gjitha format ligjore që na lejohet…pse jo”, tha ai. /IndeksOnline/