Të hënën seancë e jashtëzakonshme, pritet votimi i buxhetit për vitin 2021

Ditën e hënë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për dy çështje.
Deputetët e Kosovës janë ftuar të hënën në ora 11:00 që të mbajnë seancën e jashtëzakonshme, shkruan IndeksOnline.
Sipas dokumentit, në rend dite janë dy pika, votimi i projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare./IndeksOnline/

