75 Mall Live Search
12:36 / E Premte, 15 Tetor 2021 / OSH

Të hënën s’ka mësim në shkollat ku votohet

Zëvendësministri i MASHT-t, Dukagjin Pupovci ka bërë të ditur se të hënën nuk do të mbahet mësim në shkollat ku votohet, shkruan IndeksOnline.

Ai tha që shkollat të cilat nuk janë qendra të votimit të vazhdojnë me procesin e rregullt mësimor.

“Siç e dimë zgjedhjet mbahen më 17 tetor dhe kemi marrë vendim që me datë 18 tetor, shkollat që janë qendra të votimit të punojnë me skenarin C, ndërkaq ato që nuk janë qendra të votimit të vazhdojnë me skenarët që i kanë aplikuar deri atë ditë”, tha ai./IndeksOnline/