Të hënën tërhiqet shorti për rënditjen në fletvotim, partitë mund të tërhiqen nga pjesëmarrja dy ditë para shortit
Partitë politike të certifikuara nga KQZ për zgjedhjet e 28 dhjetorit mund të tërhiqen dy ditë para tërheqjes së shortit për renditjen në fletëvotim.
Sipas planit të KQZ-së, shorti parashihet të tërhiqet të hënën më 8 dhjetor. Përveç partive të mëdha për garën e 18 dhjetorit janë certifikuar nga KQZ edhe disa subjekte të vogla dhe iniciativa që garojnë të vetme.
Mbetet të shihet nëse ato do të garojnë të vetme apo do të tërhiqen për t’iu bashkuar ndonjë subjekti më të madh politik.


