Të hollat që mblodhën për ta festuar 28 Nëntorin, shkolla në Klinë ia adreson shqiptarëve
Tërmeti i djeshëm që goditi Shqipërinë, ka sensibilizuar si kurrë më parë shqiptarët anembanë botës.
Kosovarët, për asnjë moment nuk kanë ndaluar duke grumbulluar ndihma të ndryshme, pako ushqimore, veshmbathje e mjete financiare.
Ndërsa, sot Kosova ka ditë zie, madje të gjitha aktivitetet që ishin organizuar për festat e nëntorit janë anuluar.
Madje, shkolla “Azem Bejta” në Grabanicë të komunës së Klinës se bashku me paralelen e saj në Këpuz, të hollat që kishin mbledhur për të festuar 28 Nëtorin do t’i adresojnë për vëllezërit e motrat shqiptare, përcjellë Indeksonline.

Kjo shkollë me drejtor Astrit Muhaxherin, po vazhdon mobilizim, ndërsa 24 mësimdhënës nga kishin ndarë 10 euro për drekë për ditën e flamurit, gjithashtu ia bashkuan shumës së mbledhur.
Kujtojmë që ndihmat po vazhdojnë pandërprerë nga kosovarët.
Deri më tani bilanci i viktimave në Shqipëri ka arritur në 24, në mesin e tyre edhe dy kosovarë, Isa e Shemsedin Abazi nga Gjilani./Indeksonline/