Të infektuarit me COVID në Prishtinë, ja kush janë përfituesit e 50 dhe 100 eurove

Me 38 vota për dhe asnjë kundër, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar ndihmën për çdo të konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Sipas pikës I të këtij vendimi, kjo pako përfshin si në vijim:
- Të gjithë qytetarët të cilët figurojnë në listat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që kanë qenë dhe që janë të infektuar me virusin COVID-19, do të subvencionohen nga Komuna e Prishtinës në shumën prej 50 euro, transmeton IndeksOnline.
- Të gjithë qytetarët mbi 65 vjeç, të cilët figurojnë po ashtu në listat zyrtare të IKSHPK-së, që kanë qenë dhe janë të infektuar, do të subvencionohen nga 100 euro.
Ndërsa, të gjithë personat të cilët do të jenë përfitues, duhet të jenë të regjistruar në regjistrat civilë, me adresë të vendbanimit në komunën e Prishtinës.
Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas regjistrimit në Zyrën e protokollit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe publikimit në gjuhën zyrtare në ueb-faqen e Komunës./Indeksonline