07:51 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Të japësh shumë nga vetja mund ta bëjë lidhjen tuaj toksike

Marrëdhëniet toksike mund t’ju bëjnë që të ndjeheni të pakënaqur.

Dhe pjesa më e frikshme është se mund të ndodhë pa e vërejtur, shkruan Indeksonline.

Në duam që ju të jeni të vetëdijshëm për këtë lloj marrëdhënieje dhe të përpiqeni të shmangni atë.

Dhënia dhe marrja

Edhe në një marrëdhënie perfekte, është pothuajse e pamundur që partnerët të japin dhe të marrin në mënyrë të barabartë. Dhe kjo është normale. Por, kur ju jepni më shumë se sa duhet, dhe ata nuk ju kthejnë në atë mënyrë, lidhja bëhet e pashëndetshme.

Shenjat që ju jeni një dhënës

Ju ndiheni përgjegjës për partnerin tuaj dhe ndjeni nevojën për ta ndihmuar atë.

Nevojat e partnerit tuaj vijnë së pari.

Si të qenit dhënës i vazhdueshëm mund t’ju ​​dëmtojë

Kjo përkujdesje e vazhdueshme ndaj të tjerëve ju bën që ju të mos kujdeseni për veten dhe nevojat tuaja, bën që të dëmtohet vetëvlerësimi juaj, mënyra si e shihni veten dhe shëndetin tuaj mendor në përgjithësi.

Çfarë mund të bëni në lidhje me të?

Nëse jeni në një lidhje të re, vendosni menjëherë kufijtë tuaj. Mos investoni shpejt përpara se ta njihni partnerin tuaj./Indeksonline/