Të jesh 43 vjeçe e të dukesh kaq e re, nusja e Istogut s’po i ndien vitet

Pas 3 javësh, Ledina Çelo feston ditëlindjen e saj të 43-të. Por, vitet për të duket se janë vetëm numra.
Këngëtarja e njohur shqiptare ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin “Këndo këngën time”, ku ka rrëfyer më shumë nga jeta, karriera, e planet e saj.

Si një vajzë e të 20-ave, Ledina dukej tejet në formë e atraktive, gjersa ka thënë se është nënë tejet e përkushtuar ndaj dy fëmijëve të saj, Erlisit e Perianës.

Ledina është nuse e Gurrakocit të Istogut, ngase që disa vjet është e martuar për boksierin kosovar që jeton në Gjermani, Naim Kabashin./Indeksonline/

