21:05 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Të jetosh në kryeqytetin e helmuar!

Kosova, veçmas Prishtina me rrethinë, konsiderohet të jenë ndër vendet me ajrin më të pashëndetshëm në botë.

Qytetarët çdo ditë janë të rrezikuar nga ndotja e ajrit, gjendje e cila po përcillet çdo vit, pavarësisht thirrjeve dhe alarmit që po bëhet.

Në disa imazhe që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet qielli i Prishtinës i zhytur në ajër të helmuar, pamje kjo që e shohim çdo ditë.

Prishtina sot

E, ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit, deri më tani, janë identifikuar termocentralet, përdorimi i qymyrit për ngrohje nga amvisëritë dhe automjetet e vjetra.

Prishtina sot

Ndryshe, Kosova është e para në Evropë për numrin e vdekjeve nga ajri i ndotur.

Në raportin “Cilësia e ajrit në Evropë – 2018”, të publikuar nga kjo agjenci, thuhet se nga ajri i ndotur në Kosovë kanë vdekur 3 mijë e 700 persona brenda një viti./Indeksonline/

Prishtina sot