75 Mall Live Search
12:53 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Të kalosh një natë brenda patates më të madhe në botë!

Të gjithë dëshirojmë të kemi diçka tonën me të cilën mund të mburremi, apo të arrijmë diçka në jetë, me të cilën do të lavdërohemi para të tjerëve.

Por, a e keni menduar ndonjëherë të kaloni një natë brenda patates, transmeton Indeksonline.

Kjo ëndërr tani mund të bëhet realitet, pasi mund të kaloni një natë në hotelin ‘Big Idaho Potato’.

Patatja e madhe prej gjashtë tonësh është e ndërtuar edhe nga çeliku e betoni përbrenda.

Patatja nga brenda është tejet e bukur, ka një shtrat për të fjetur, dy karrige, një tabure dhe një tavolinë. Po ashtu, ka edh e një banjo të vogël anash, një kuzhinë dhe kondicioner. /Indeksonline/