75 Mall Live Search
10:25 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / G T

“Të kanë paguar?”, reagimi i Luka Doncic ndaj gjyqtarit në ndeshjen Gjermania – Sllovenia

Kombëtarja e Sllovenisë u eliminua nga Eurobasket në çerekfinale, pasi u mposht nga Gjermania me shfirat 99:91.

Luka Doncic, basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje, pati një moment interesant me gjyqtarin e ndeshjes, shkruan Indeksonline

Doncic gjatë një aksioni shënoi dy pikë, por gjyqtari e ndali si faull.

Basketbollisti i Lakers, kërkonte VAR-in dhe iu drejtua me gjeste gjyqtarit kryesor, që nënkuptonin “pazar”: Jeni paguar?!

Basketbollisti slloven dha gjithçka mbrëmë, duke shënuar 39 pikë, 10 kërcime dhe shtatë asistime – por kombëtarja e tij u eliminua./Indeksonline/