Të karantinuarit në konvikte kërkojnë të dezinfektohet objekti, pasi një pasagjer rezultoi pozitiv

Disa persona nga karantina kanë folur sonte për IndeksOnline lidhur me kushtet që kanë në konvikte ku po qëndrojnë që nga dje.
Ata në një bisedë për IndeksOnline kërkuan nga organet kompetente që të dezinfektohet i tërë objekti i karantinës pasi që një pasagjer që ka qenë në aeropolan me të ardhurit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Në kushte anonimiteti njëri nga ta u shpreh se janë të shqetësuar edhe për shëndetin e tyre, pasiqë nuk iu kanë bërë ndonjë analizë.
“Dje nga Gjermani kemi ardh dhe një i infektuar ka qenë me ne në aeroport.
Nuk është ardh kërkush për na të shikuar ose me të i dezinfektoj dyert, tokën, dritaret.
Na jemi me shëndet të mirë por nuk kemi ndonjë kontroll apo analizë, shumë është tmerr.
Ne jemi duke dëshiruar që të vjen dikush të dezifektoj tërë objektin.
Duhet të vij ndonjë ekip.
Ne e kemi kuptu përmes lajmeve që është ai person i infektuar, që ka qrnë me ne në aeroport.
Por neve duhet të na i plotësojnë mos me u smu, njerëzt janë të shqetësuar e sidomos të vjetërit”, ka thënë një i karantinuar.
Derisa shtoi se ushqimi dhe pastëria është në nivel./IndeksOnline/