75 Mall Live Search
22:21 / E Hënë, 10 Prill 2023 / kutia

Të kënaqur me Joao Felix, te Chelsea duan ta blejnë portugezin

Chelsea dëshiron ta mbajë Joao Felix në skuadër edhe pas përfundimit të huazimit nga Atletico Madrid.

Sipas raportimeve të medieve britanike skuadra londineze është e kënaqur me paraqitjen e sulmuesit dhe dëshiron të arrijë një marrëveshje me klubin spanjoll në ditët në vijim.

Edhe vetë 23-vjeçari duket se e ka gjetur veten mirë dhe është i kënaqur te Chelsea, duke e bërë më të lehtë arritjen e marrëveshjes mes palëve.