22:27 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Të keni tru më të madh keni memorie, logjikë dhe reaksione më të mira

Njerëzit me tru më të madh kanë memorie më të mirë, logjikë dhe reaksione, kanë gjetur shkencëtarët.

Zbulimi kryesor ndjek 200 vjet të hulumtimit që u përpoqn të gjenin një lidhje midis madhësisë së trurit dhe përformancës njohëse.

Skanimet MRI zbuluan lidhjen pasi shkencëtarët studiuan 13 mijë e 600 njerëz në studimin më të madh të llojit të tij të ndërmarrë ndonjëherë.

Hulumtuesit nga SHBA dhe Holanda krahasuan madhësinë e trurit nga skanimet MRI me performancën kognitive dhe arritjet arsimore.

Rezultatet e studimit, të botuar në revistën Psychological Sciene, janë shembulli më i plotë i këtij llojit të hetimi dhe është më i madhi i këtij lloji.

Hulumtuesi kryesor, profesor Gideon Nave, nga Universiteti i Pensilvanisë, tha: “Efekti është atje, mesatarisht, nje person me një tru më të madh kryen më mirë testet e njohjes sesa një me tru të vogël”.

Studimi u bazua në një grup të dhënash që përmbante informacione nga më shumë se gjysmë milionë njerëz të Britanisë së Madhe.

Ai përfshinë informacione për shëndetin dhe gjenetikën e tyre, si dhe imazhet e skanimit të trurit nga 20 mijë pjesëmarrës./Indeksonline/