09:21 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / B O

Te Lazio futet sherri dhe Covidi, shansi për Muriqin

Nuk ka aspak rahati te Lazio. Sarri e ka përjashtuar për ndeshjen me Venezian yllin e skuadrës, Milinkovic-Savic. Mesfushori serb nuk është ftuar fare për ndeshjen e nesërme ndaj Venezias.

Sarri sot ka marrë edhe një lajm shqetësues. Ylli i skuadrës, Ciro Immobile ka rezultuar pozitiv ndaj Covid 19 në testin e fundit.

Ky lajm mund të jetë një shans më shumë për Muriqin.

Mbetet të shihet nëse trajneri do ta vendos kosovarin në formacionin startues./Indeksonline/