75 Mall Live Search
15:23 / E Hënë, 18 Mars 2024 / LB

Te Lazio sot pritet të zyrtarizohet legjenda kroate e Juventusit

Trajneri kroat Igor Tudor, pritet që të zyrtarizohet sot te klubi i kryeqytetit italian Lazio.

Tudor, thuhet se do nënshkruajë kontratë deri më 2025 me opsion për të zgjatur edhe një vit.

Presidenti i Lazios Claudio Lotito, më tutje ka cekur që Tudor ka refuzuar ofertat nga Roma dhe Napoli për t’ju bashkuar klubit.

Tudor, më parë ka qenë edhe futbollist ku ka luajtur për klubet si Hajduk Split, Siena si dhe Juventusin ku me këtë fundit ka 110 paraqitje ku ka shënuar 15 gola gjatë qëndrimit aty.

Po ashtu Tudor ka qenë edhe trajner i skuadrave si Verona, Marseille, Udinese, PAOK.

Kujtojmë që Lazio, gjendet në pozitën e 9-të në Seria dhe së fundmi është eliminuar nga Bayern në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/