75 Mall Live Search
08:30 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / OSH

Të lënduara tri vajza nga Kosova, pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti mes dy veturave në Shqipëri

Mediat në Shqipëri raportojnë se tri vajza nga Kosova kanë mbetur të lënduara në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tapizë-Derven.

Sipas njoftimit të mediave në Shqipëri, të lënduar nga ky aksident kanë mbetur: A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe.

Tre personat e lënduar ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.