75 Mall Live Search
09:45 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / k.v

Të lënduarit në aksidentin e rëndë në Bresalc po vazhdojnë të trajtohen në emergjencë

Një grua e moshës 46-vjeçare ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dje pasdite në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Policia ka bërë të ditur se personat e lënduar po trajtohen në emergjencën e Gjilanit, ndërsa policia e trafikut ka nisur hetimet për aksidentin.

Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa nuk është njoftuar për arrestimin e shoferit që ka shkaktuar këtë fatkeqësi.

Trupi i pajetë i gruas së vdekur është dërguar për obduksion në Departamentin e Mjekësisë Ligjore./IndeksOnline/