Të lënduarit rëndë nga shpërthimi në Ferizaj arrijnë në QKUK

Mesditën e sotme qyteti i Ferizajt është tronditur nga një shpërthim në vendin e njohur si “Village”, raporton IndeksOnline.
Brenda lokalit “ Steak House”, ka shpërthyer një bombol gazi, e për pasoj 26 persona kanë mbetur të lënduar, e prej tyre 7 tashmë janë transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për këtë shpërthim që në fillim , ndërsa tani ekipet tona ndodhen në QKUK dhe Ferizaj, nga ku po raportojmë minutë pas minute.
IndeksOnline ju sjell pamje të momenteve të fundit nga QKUK-ja kur arritën 7 persona e prej tyre 2 janë në gjendje më të rëndë pas djegieve të pësuara./IndeksOnline/

