Te Lia vishet aktorja që po inspiron të gjitha femrat

Lia Stublla vazhdon të jetë njëra ndër disejnatoret më të kërkuara aktualisht, gjithandej.
Me kreacionet e saj duket se po ndihen mirë thuajse të gjithë, duke përfshirë këtu edhe yjet ndërkombëtarë, shkruan IndeksOnline.
E radhës e cila ka vendosur të vishet me krijimet Lia Stublles është edhe Vjosa Berisha.
E veshur me një fustan të shkurtër për trupi, ajo duket për bukuri, derisa ka marrë vëmendjen në festivalin “Prifest”.
Padyshim, veshjet e Lias janë të krijuara deri në detajin e fundit dhe jo rastësisht zgjidhen për datat më të rëndësishme për paraqitje. /IndeksOnline/
