75 Mall Live Search
13:29 / E Premte, 30 Prill 2021 / Blerim

Të luash mesfushor shkatërrues njihet si ‘Roli i Makeleles’/ Legjenda franceze: Unë jam plakur, tani e meriton…

Claude Makelele thotë se N’Golo Kante, lojtari i Chelseat e meriton të quhet si një nga mesfushorët më të mirë shkatërrues.

Të luash në pozicionin e mesfushorit (afër mbrojtjes) më herët është quajtur ‘Roli i Makeleles’ – për shkak që ish-lojtari francez e luante më së miri atë pozicion, shkruan IndeksOnline

Megjithatë, gjatë një interviste, ish-lojtari i Chelseat, PSG-së dhe Real Madridit tha se ky rol tashmë duhet të quhet ‘Roli Kante’.

“Njerëzit vazhdojnë të flasin për rolin Makelele, por unë jam plakur më. Ata duhet ta quajnë pozicioni Kante. N’Golo e meriton këtë”, ka thënë Claude.

48-vjeçari tani punon si monitorues i talentëve te skuadra nga Anglia, Chelsea. Francezi e kishte nisur karrierën në Nantes, për ta mbyllur pastaj te PSG-ja pas aventurave në: Marseille, Celta Vigo, Real Madrid dhe Chelsea./IndeksOnline/