75 Mall Live Search
17:45 / E Martë, 16 Mars 2021 / AR

“Të marr edhe pak para dhe do të jetojmë të lumtur”, zbulohet lidhja e Ledjanës jashtë programit

Ledjana Prenga disa herë është akuzuar për një lidhje dashurie me një djalë që gjendet në burg.

Në një emision ishte vet protagonistja ajo e cila kishte thënë se të gjitha këto janë shpifje, dhe është vajzë beqare, shkruan Indeksonline.

Në një media në Shqipëri janë publikuar biseda mes Ledjanës dhe partnerit të saj, ku kjo e fundit i kishte premtuar atij se do të ik nga “Për’puthen” vetëm pasi të bëj para.

“Të lutem më jep pak kohë dashuri, vetëm deri të marr edhe pak para e jetojmë të lumtur. Zemra ime përgjithmonë Ledjana yte”, i shkruan Ledjana.

”Jo të them sa më parë më nxirr nga këtu se dua të jem me ty, se më duket që me të vërtetë don Mevlanin tani”, thotë ai.

Ajo nuk e pranoj se është e dashuruar në dike i thënë se të gjitha janë lojë në “Për’puthen”.

“Çfarë thua o zemër duro të lutem se të gjitha janë lojë në Përputhen. Se shef dot që të gjithë më shohin që vetëm shtirem se s’më dalin lot për Mevlanin o drita ime:, shkruan Ledjana.

Djali në fjalë nuk hezitoi t’i thotë se ajo ka para sa për ta nxjerrë nga burgu.

“S’më intereson moj ik nga Përputhen tani që ke pare sa për të më nxjerrë nga kjo birë dhe sa për të jetuar ne dy ke punën ti që të jetojmë. Tani je bërë e njohur”, i shkruajti ai./Indeksonline/