“Të marrësh një shqiptare është si të këpusësh një trëndafil nga parajsa”, aktori turk më dedikimin romantik për Almeda Abazin

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur. Ish miss-i shqiptar është e martuar prej disa vitesh me aktorin e njohur turk, me të cilin ka dy fëmijë. Së fundmi, dyshja e njohur kanë qenë në Shqipëri ku dhe kanë dhënë një intervistë për emisionin e Luana Vjollcës.
Në kuadër të një loje, ai duhet t’i bënte partneres së tij një dedikim ku e nisi me disa fjalë shqip. “Zemër! Shpirti im. Zemra ime.”, tha ai duke shtuar më pas në gjuhën turke: “Ne atje (në Turqi) kemi një shprehje: “Të marrësh një vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh një trëndafil nga parajsa!”.
