11:18 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Të martën gjyqtarët e EULEX-it mbajnë seancën e fundit në Kosovë

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës do të mbaj të martën seancën e Kolegjit të Specializuar të dhomës së Posacme.

Kjo seancë që do të mbahet nga ora 09:00 në Pallatin e Drejtësisë, do të jetë po ashtu seanca e fundit me gjyqtar të EULEX-it, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë se nga mesi i qershorit, misioni i BE-së për sundim të ligjit, EULEX do të ketë vetëm rol këshillues në Kosovë. /Indeksonline/