75 Mall Live Search
14:16 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Të martën, Limaj e Ahmeti përsëri në takim me Mogherinin

Ekipi Negociator i Kosovës, i udhëhequr nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, pritet që të martën, më 29 janar, të zhvillojnë takimin e radhës me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Kështu ka njoftuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë një konference për media.

Duhet cekur se takimi i parë i grupit negociator të Kosovës në Bruksel ka qenë ditë më parë gjatë këtij muaji, ku u diskutua edhe për heqjen e taksës.

Ndryshe, Ekipi Negociator i Kosovës është takuar gjatë ditës së hënë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i ka njoftuar për takimet që kanë ndodhur deri më tani në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në të cilat janë udhëhequr nga ai./Indeksonline/