14:26 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Mbjedhja e jashtëzakonshme në Kuvendin e Prishtinës për Badocin, të martën

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme për liqenin e Badocit është caktuar të mbahet me 28 janar (e martë), nga orën 10:00.

Kjo mbledhje ka ardhur si rezultat i shqetësimeve të qytetarëve, lidhur me ndërtimet që janë planifikuar të ndërtohen aty, shkruan IndeksOnline.

Kjo seancë është thirrur për të qartësuar në mënyrë institucionale të gjitha faktet në lidhje me tendencat për ndërtime banesore në Liqenin e Badocit./IndeksOnline/