Të martën themelohet Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri, marrin pjesë liderët e shtetit dhe eurodeputeti Lucas Mandl

Miqësia mes Kosovës e Austrisë pritet të konkretizohet edhe zyrtarisht me themelimin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri. Evenimenti do të mbahet të martën me 16 maj në Hotel Emerald.
Në këtë ngjarje do të jenë prezent krerët e shtetit të cilët do të priten nga Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Arsim Vranovci.
I ftuar në këtë ngjarje do të jetë edhe eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ambasadori i Austrisë në Kosovë Weidinger dhe krerët fetarë në vend.
