“Te Martini” zbulohet pllaka për nder të Martin Hajdarit, Rama: Emri i tij do të qëndrojë në zemër të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar pllakën “Te Martini”, për nder të Martin Hajdarit, tashmë i ndjerë, pronar i lokalit “Te Martini”.
“Emri Martinit do të qëndrojë sot e përgjithmonë në zemër të Prishtinës 💙🕊️në Rrugën “2 Korriku”, ku dhuroi shpirtin dhe dashurinë për secalin”, shkruan Rama.
“Sonte e kujtuam mikpritjen, energjinë dhe dashninë e tij 🌹✨
Kryeqyteti, të nderon, Martin! 🙌”, është shprehur Rama, krahas pamjeve të publikuara.