10:33 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Të maskuar dhe me armë grabitën para në një pompë benzine, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Hetuesit policorë të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj kanë arritur që të identifikonin personin E.K. si i dyshuar për një rast grabitje me armë.

I dyshuari, E.K. 19 vjeç më 18 janar 2019, rreth orës 02:20 minuta në pompën e benzinës, e cila gjendet në rrugën Ferizaj-Kaçanik, konkretisht në fshatin Gërlicë, në bashkëpunim me një person tjetër, i cili është i arrestuar më herët dhe gjendet në paraburgim, të maskuar dhe të armatosur me armë, kanë hyrë në lokalet e punës dhe nga punëtori nën kërcënimin e armës kanë grabitur 145 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në prani të avokatit mbrojtës i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën për të cilën dyshohet se e ka kryer.

Lidhur me këtë rast, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat i bashkëngjiten lëndës.

Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.