75 Mall Live Search
19:41 / E Diele, 12 Korrik 2026 / B XH

Të maskuar dhe me mjete të forta në duar, hajnat kryejnë vjedhje në një objekt në Gjilan

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të se dielës në komunën e Gjilanit.

Disa persona të maskuar kanë hyrë me forcë në një objekt afarist duke shkaktua dëme materaile.

IndeksOnline ka sigurua pamje nga kamerat e sigurisë, e ku shihet një veturë e tipit Audi ngjyrë hiri pa targa, nga e cila dalin katër persona të maskuar e me mjete të forta në duar të cilët thyejnë me forcë dyert e një objekti afarist në rrugën e Malishevës në Gjilan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:54.

Pronari i Objektit qe ishte cak i hajnave ka bërë të ditur për IndeksOnline se përveç disa dëmeve të vogla materiale, nuk është shkaktuar ndonjë dëm tjetër.

Ai ka lutur të gjithë qytetarët që, nëse e shohin këtë veturë ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve, ta njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës. /IndeksOnline/