75 Mall Live Search
09:07 / E Hënë, 04 Shtator 2023 / S Z

Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, u grabiten paratë dy personave në Prishtinë

Tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, u kanë grabitur një shumë parash dy personave në Prishtinë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se tre persona të maskuar duke i kanosur me armë iu kanë grabitur një shume parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.