08:32 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / MSH

Të maskuar dhe të armatosur, rebelët në ekuador “pushtojnë” studion televizive

Teksa televizioni ishte në transmetim direkt të lajmeve të mbrëmjes, persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në studion televizive, duke kërcënuar të gjithë dhe detyruar të shtrihen në tokë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, në televizionin publik TCC në Guayaquil të Ekuadorit, raporton BBC.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi në shtet u shpall gjendje e jashtëzakonshme nga dita e hënë.

Sipas policisë ekuadorianë, 13 persona u arrestuan dhe 2 punonjës të policisë u plagosën.

Urgjenca u shpall pasi një gangster famëkeq u zhduk nga qelia e burgut.

Akoma nuk dihet nëse incidenti në studion televizive ka të bëjë pikërisht me të zhdukurin në fjalë.

Në anën tjetër, qeveria e Perusë ka vendosur forca policore në kufi për të evituar hyrjen e ndonjë kërcënimi potencial në vendin e tyre.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmet në Ekuador dhe thonë se janë në koordinim me presidentin Daniel Noboa dhe e gatshme për të ofruar ndihmë.