Të maskuar dhe të armatosur, tre persona sulmojnë dy femra në rajonin e Rahovecit!

Raportohet se në fshatin Ratkovc të Rahovecit tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur nga qafa dy zinxhir të arit dhe para të gatshëm nga dy femrave.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë. Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/