75 Mall Live Search
10:10 / E Premte, 18 Korrik 2025 / S Z

Të maskuar i hyjnë në dhomë një qytetari në Deçan, njëri nga ta e mban tjetri i merr çanten me para

Një qytetar ka raportuar një rast të grabitjes gjatë natës në shtëpinë e tij. Sipas deklaratës së ankuesit, dy persona të maskuar kanë hyrë në dhomën e tij ndërsa ai ishte duke fjetur.

Njëri nga të dyshuarit e ka mbajtur viktimën, ndërsa tjetri i ka marrë një çantë në të cilën ndodhej një shumë e konsiderueshme parash.

Rasti është raportuar në polici dhe prokurori kompetent është njoftuar menjëherë. Me urdhër të tij janë iniciuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

“Deçan/17.07.2025 – 01:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij kanë hyrë dy persona të maskuar, ku njëri prej tyre e ka mbajtur derisa tjetri ia ka marrë një çantë në të cilën ankuesi kishte një shumë të konsiderueshme të hollash. Lidhur me rastin është njoftuar dhe konsultuar prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.”, thuhet në raportin policor./Indeksonline.